Një grup banditësh diskutojnë hartën e Kosovës’, Berisha: Po ndodh ‘habia shqiptare’, Rusia kërkon Adriatikun

0
76

Ish- kryeministri Sali Berisha i ftuar në promovimin e librit të akademikut Enver Bytyçi me titull “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe”, e ka cilësuar pikërisht atë që po ndodh si ‘habia shqiptare’.

Ai thotë se Edi Rama dhe Hashim Thaçi po diskutojnë skëmbimin e territoreve Kosovë- Serbi, me direktivat e Aleksandër Vuçiç dhe e ka cilësuar Mini- Shengenin të orientuar nga Rusia. Berisha ka thënë se dashuria që ka Rusia për Serbinë ka të bëjë me Shqipërinë pasi Rusia dëshiron dalje në detin Adriatik përmes Durrësit. Ish- kryeministri prej kohësh deklaron se rama po bën tradhëtinë e dytë ndaj Kosovës me Mini- Shengenin dhe padinë ndaj Ramush Haradinajt, dhe e cilëson si një nga faqet më të zeza të historisë së kombit shqiptar.

”Në një periudhë kritike që kalon kombi dhe Rajoni. Një konstante ka ndjekur si hije e zezë Ballkanin nga fillimi i shekullit, konstante e bazuar në projektin e famshëm Narçetania, skica e Serbisë së Madhe. Ky projekt ka qenë në forma e luftrave ballkanike në të cilin mjerisht dhe fuqi europiane besonin se çlirimtarët serbë do shpëtonin Ballkanin nga hordhitë osmane, në të vërtetë po spastronin Ballkanin nga kombi më i vjetër dhe po formonin Serbinë e Madhe. Krijuan Mbretërinë Serbo- Kroato- Sllovene, dhe fuqitë e mëdha besuan se Serbia e Madhe është rruga e stabilizimit të Ballkanit. Ajo shkoi drejt një degradimi progresiv dhe kapitulloi në Luftën e Dytë Botërore, por nëse Mbretëria u shua, projekti jo. Në një akt jashtëzakonisht të qëlluar për interes të saj serbët themeluan në Tiranë PPSH, morën drejtimin e saj, krijuan njësitë partizane duke shfrytëzuar vullnetin e shqitparëve për të luftuar për liri. E shtruan luftën në një luftë vëllavrasëse në një kohë kur mund të bëhej kundër pushtuesve dhe bashkimit të kombit.

Që në këtë moment platformës së Serbisë së Madhe i bashkëngjitet e dyta, ajo e tradhëtisë kombëtare të shqiptarëve. Që nga viti 1941 Serbia e Madhe ka patur aleatë besnikë farën që mbolli në një lagje të Tiranës më 8 nëntor të atij viti. Në 1946 për mos bërë historinë se historianët e bëjnë më mirë, më 8 janar Enver Hoxha propozon zyrtarisht që PKSH të bashkohet në Federatë me PK të Jugosllavisë dhe Josif Broz Tito të zgjidhet Sekreatri i Parë i Partisë së Komuniste dhe e tha hapur, në kuadër të bashkimit Jugosllavi- Shqipëri.

Po ashtu në letrën në ’49 që i dërgon Stalinit, por të njëjtën gjë pohon dhe tek titistët në ’82. I tha Stalinit, për arsye sigurie Kosovën e lamë në Jugosllavi.

Sot ajo që shohim ne është tradhëtia e dytë e madhe e Tiranës ndaj Kosovës. Kemi të bëjmë me tradhëtinë e dytë të madhe. Në botë lufta e ftohtë falë Ronald Reagan dhe Mihail Gorbacov mori fund në 1980. Dhe u sanksionua ajo.

Sot në botë ka vetëm një luftë të ftohtë, që një kryetradhëtar tjetër, një Jorgo Zograf i dytë që e ka emrin Edvin, i ka shpallur udhëheqjes shqiptare të Prishtinës, jo argates, i ka shpallur kryeministrit të saj për fajin e vetëm se ai po mbron me vendosmëri etike çdo të drejtë që ne si shqiptarë kemi në Kosovë. Çdo interes kombëtar që ne si shqiptar kemi në Kosovë. Enver Bytyç është akademiku dhe profesori i cili ka mbrojtur me vendosmëri, stoicizëm të jashtëzakonshëm interesin kombëtar, ka denoncuar me guxim të madh një nga një çdo hap dhe çdo akt të tradhëtisë kombëtar të Edvin Zografit, Hashim Miladin shqipfolësit dhe Aleksandër Vuçiç padronit të tyre. Gjithçka luhet në kurriz të shqiptarëve, dhe kurriz të gjeostrategjisë i cili duhet sipas këtij grupi të jetë patjetër i orientuar nga Rusia. Sot Shqipëria është në NATO, Mali i Zi në NATO, Kroacia në NATO dhe kjo është garanci për rajonin. Kurrë ndonjë rus nuk do të heqë nga sirtari, dhe direkt si fuqi e madhe janë e interesuar për Ballkanin, për Durrësin dhe për Adriatikun. Dashuria e tyre për Serbinë është dashuri për Adriatikun.
Ndaj dhe mendoj se Enver Bytyçi me librin, një monument i vërtetë dhe i të vërtetave të mëdha dhe tragjike që po zhvillohen para syve të shqiptarëve, këto dy vitet e fundit. Së fundi do them dy fjalë si mund të quhej ky libër, mund të quhej ndryshe habia shqiptare. Për të mos thënë habia shqiptare. S’kam pse e them se një akademik i shquar amerikan shtron pyetjen, mirë ky Edi Ramë që shkelmon interesat e shqiptarëve dhe që tradhëton interesin komëbtar, por shqiptarët si e suportojnë si e durojnë këtë? Një grup banditësh, horrash, apatritësh mblidhen dhe diskutojnë hartat e lara me gjak të Kosovës. Mblidhen për të varrosur dhe ç’varrosur Isa Boletinin, se si do ia bëjnë tani fshatit Boletin, t’ja marrim eshtrat? Se do i kalojë Serbisë. Me një projekt tjetër si Mini- Shengeni që është akt i mirëfilltë i thikës mbas shpine për Kosovën,

Ndodhin në shpellat e mafies, dhe në shtëpinë e Miladinit shqipfolës që sot mban postin e kreut të shtetit të Kosovës, dhe diskuton sikur t’i ketë trojet e Surrelit. Ndaj dhe habia shqiptare miqtë e mij. Por kjo është një nga habitë që është një nga faqet më të zeza të historisë shqiptare.”- tha Berisha.