Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nga Ylli Manjani/
Unë nuk e di nëse Edi Rama është apo jo hajdut. Nuk kam fakte, ndaj nuk e akuzoj dot.
Por politikisht ai është spekulant. Vendos çmimet në treg si komunist. Takson punën dhe konsumin në nivele të larta dhe bën show me luftën na Ukrainë, tamam si spekulantët matrapazë kur gjejnë arsye për të rritur çmimet.
Çmimet e konsumit nuk na i rriti lufta, por taksat e reja që ka vënë qeveria.
Në këto kushte më mirë të kishim Kryeministër një hajdut, sesa një spekulant, që vetëm mashtron popullin e vet teksa i boshatis xhepat.
Një hajdut edhe ngopet një ditë, por spekulanti asnjëherë…
Në fund të fundit ç’rëndësi ka është apo jo hajdut Ai që qeveris, kur lekët ikin nga xhepi i njerëzve?!