“Një herë t’i bërtasë Berisha ikën vetë”, Nard Ndoka flet për Lulzim Bashën, çfarë mendon për Ramën: Kryeministri tall tr*pin, e ka stil

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani Nard Ndoka thotë se Lulzim Basha është i vetmi lider opozite në Europë që u bë i pasur teksa ishte në opozitë. Sipas tij, nëse Berisha i bërtet Bashës, ky i fundit ikën vetë nga drejtimi i Partisë Demokratike. Për ish-kryeministrin Berisha, thotë se rikthimi i tij është domosdoshmëri.

“Luli mbeti një kastravec në hije. Për 8 vite kishte alternativa të tjera brenda PD-së. Basha u bë lider në mënyrë artificiale. Vetëm një herë t’i bërtasë Berisha (Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës) ata ikin vetë, janë pesha të lehta si politikanë dhe si njerëz. Basha i vetmi hajdut në Europë që u bë i pasur në opozitë.

Shqipëria ka shumë pak lider, ndër të paktët është Berisha. Rikthimi i tij është një domosdoshmëri. Ai është kryeministri më i përgjegjshëm. Berishën e zgjuan nga gjumi, zgjuan bishën dhe kur bisha zgjohet të merr përpara. Vetëm me z.Berisha do të kthehesha të bashkëpunoja në PD.

Ilir Meta është një politikan i jashtëzakonshëm, i pathyeshëm. Për moshën që ka, i ka provuar të gjitha. Do të rikthehet në politikë dhe do të jetë politikani i surprizave”, u shpreh Ndoka, në emizionin “Ndryshe” në Top Albania Radio.

Çfarë mendimi ka Ndoka për kryeministrin Edi Rama?

“Rama tall tr*pin, ky është stili i tij. Rama është një drejtues se lider është fjalë e madhe. Sjellja e afganëve në vendin tonë është servilizëm. Jemi vend i varfër, mezi po mbajmë veten të mbajmë të tjerët”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad