Një i vdekur e dy të plagosur, dyshohet se dy të paraburgosurit i vunë flakën qelisë në Kamëz

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bilanci është tragjik nga zjarri që përfshiu Komisariatin e Kamzës këtë mbrëmje. Mësohet se një prej të arrestuarve sot për dhunë në familje, konretisht 26-vjeçari Arben Mici ndërroi jetë rrugës për në spital për shkak të asfiksisë.

Një tjetër i ndaluar, Dilaver Idrizi dhe efektivi i policisë Hajredin Boja ndodhen në repartin e djegie-plastikës në QSUT.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta ndërsa dyshohet se dy nga të paraburgosurit i kanë vënë flakën qelisë.

Policia raporton se kanë nisur hetimet për zjarrin ndërsa të ndaluarit e tjerë janë dërguar në komisariate të tjera të Tiranës.

Zjarr Tv Ad