Një ish-deputet socialist “non-grata”, Petro Koçi: Rëndësi ka që rrjeta kap pa dallim! Problemi është Sali Berisha me klanin që ka themeluar

0
281
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka komentuar sanksionimin nga Departamenti amerikan i Thesarit të ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.

Koçi është shprehur për gazetarët në hyrje të Parlamentit se “e rëndësishme është që rrjeta kap pa dallim”. Deputeti socialist shtoi se problem real është presioni ndaj drejtësisë, që sipas tij po bën Sali Berisha me klanin e tij.

“SHBA janë partnerët tanë strategjikë dhe ne duhet të vlerësojmë çdo akt që ka të bëjë me politikën e brendshme. Kështu që mendoj se problemi numër një është politika që i bën presion drejtësië.

Ajo që ka bërë Sali Berisha duke themeluar klanin e vetë, nuk është një aspiratë për në politikë, por për interesat e tija. Rëndësi ka që rrjeta kap pa dallim, edhe emrat e përvetshëm kanë hierarkinë e vetë”, u shpreh Koçi.

Zjarr Tv Ad