Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar pastor Akil Panon me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” në vlerësim të angazhimit të tij si promovuesë i vlerave të larta qytetare dhe solidaritetin e treguar ndaj njerëzve në nevojë.
Një jetë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, familjes si kulti më i shenjtë i shoqërisë, promotor i vlerave më të larta njerëzore e morale, pastor Akil Pano është vlerësuar nga Kreu i shtetit me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” në vlerësim të angazhimit si promovues i vlerave të larta qytetare, kombëtare dhe të solidaritetit njerëzor, duke investuar të gjithë kapacitetin e tij shpirtëror e intelektual.
I nderuar nga vlerësimi i Presidentit Ilir Meta, pastori u shpreh se do të vijojë rrugën për të mbështetur e nderuar kolonat e fuqishme të moralit, që mbajnë të qëndrueshme familjen e shoqërinë, ndërsa titullin ia dedikoi lirisë e vlerave.