“Një kartë moderne”, Çuçi jep lajmin e mirë për të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri: Do të përfitojnë shërbime në e-Albania, 30 ditë kohë për t’u paraqitur në zyrat e aplikimit

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një prej zyrat e aplikimit në Tiranë ka folur për lejet e qëndrimit të shtetasve të huaj në Shqipëri.

Çuçi u shpreh se procesi vjen në kuadër të dixhitalizimit të Shërbimeve të Gjendjes Civile, duke thënë se shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Shqipëri do të pajisen me karta elektronike me të dhënat biometrike dhe jo më një dokument në letër.

Ministri u shpreh se të huajit në këtë mënyrë do të kenë të drejtë që të përfitojnë nga shërbimet në portalin “e-Albania”.

“Rreth 20 mijë shtetasit e huaj që janë me leje qëndrimi në Shqipëri, do kenë tashmë një mundësi shumë të mirë për të lehtësuar marrjen e shërbimeve në shtetin shqiptar. Është një kartë që unë do ta quaja shumë moderne, sepse për sa i takon veçorive dhe informacionit që ka, është e njëjta me atë që kanë shtetasit shqiptarë, si kartë elektronike. Pasja e këtij dokumenti të ri është një element më shumë për t’u ndier shqiptarë, ashtu siç besoj se janë ndier deri tani, pavarësisht se kanë pasur si leje qëndrimi vetëm dokumentin e thjeshtë format A4”, tha ministri Çuçi.

Ai tha se të ata kanë mundësi 30 ditë për të dorëzuar dokumentat në mënyrë që të përfitojnë nga shpërbimet.

“Të gjithë të huajt që duan të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri tashmë regjistrohen vetëm njëherë në drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit dhe pastaj çdo gjë bëhet elektronikisht, duke mundësuar më së fundi komunikimin e regjistrave: regjistrit “FER”, që është regjistri i të huajve që janë me leje qëndrimi në Shqipëri dhe që administrohet nga drejtoria e Kufirit me regjistrin e Gjendjes Civile”, u shpreh ndër të tjera ministri.

Zjarr Tv Ad