Një lëvizje e papritur, Enkelejda Olldashi në tryezën e Partisë Demokratike

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa Astrit Patozi, ish-miku i ngushtë personal dhe politik i Sokol Olldashit, është ndarë përfundimisht me Partia Demokratike, për të bërë një parti të re, “Bindja Demokratike”, një person akoma më i afërt i politikanit të ndarë nga jeta do të japë një shenjë të fortë afrimi me PD-në.

Sot, në orën 17:00, Enkelejda Olldashi do të jetë në takimin e PD me pedagogët, në tryezën për Arsimin.

Vetëm pak ditë nga krijimi i Bindjes Demokratike, ish-bashkëshortja e Sokol Olldashit, pedagoge e Juridikut, bën lëvizjen e papritur.

Enkelejda Olldashi është një ndër pesë pedagogët më të mirë të dalë nga sondazhi i organizuar një vit më parë në Universitete.

Nuk konfirmohet që prania e saj në tryezën e sotme ka arsye politike, por mbetet një sinjal shumë i fortë në debatin që ka hapur partia e re.

 

 

Zjarr Tv Ad