Një magji që nuk duhet humbur . Pamje nga “Shkruaj në Akull” transmetoi mbrëmë edhe Fiks Fare

0
2990
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmë në një show brilant dy satiristët Ismet Drishti dhe Armir Shkurti copëtuan kongresin në një analizë me humor e fakte pa fund. Jo vetëm humor por edhe një analizë gazetareske e mirëfilltë duke filluar nga “Kongresmenët” e deri te figurat si Koço Kokëdhima e Erjon Veliaj. Më poshtë keni videon dhe tekstin e plotë të Revistës Televizive .

Revista Televizive dt 21/mars 2016

Shokë dhe shoqe motra dhe vëllezër mirmbrëma, po fillojmë revistën televizive.
Mirëmbrëma. – Fillon internacionalja,
Mirëmbrëma. – Fillon himni kombëtar
Mirëmbrëma. – Fillon kënga e Ramës
Mirëmbrëma. Një festë e madhe dhe një entuziazëm I papërshkruar ka përfshirë të gjithë popullin tonë. Ky kongres I ka bërë jehonë arritjeve të shkëlqyera të popullit tonë trim trap e heroik në mbarre rruzullin. Miq e të ftuar nga e gjithë bota erdhën të përshëndesin kongresin e shkëlqyer të partisë dhe të gjithë delegatët e kongresit që me kengë në gojë e gaz në buzë mbushën si asnjëherë tjetër sallën e pallatit të kongreseve.
Vetë pallati I kongreseve është betuar për kokë të Taulant Ballës se që nga dita e krijimit nuk ka parë kurre një turmë aq të shkëlqyer dhe entuziaste njerëzish.
Mbarë bota mbajti frymën që të ndiqte përfaqësuesit e dërguar nga çdo cep I afërt e I largët I rruzullit si mysafirë në vëndin e shqipeve që me jehonën e punës së shkëlqyer të partisë tonë me në krye udhëheqësin tonë të lavdishëm, liderin suprem lartgjatësine e tij po shkruan një faqe të artë të historisë mbarbotërore.
Nga Brazili kishte ardhur shoku Zhoao Amazonas, nga italia fqinje ish kryeministri Massimo D’Alema si dhe miku I madh trupvogël shoku Gianni Pituku më falni Pi…tela, nga Rumania shoku Koqo Kandaresku qe qendroi ngjitur me adashin e tij Koqo Kokëdhima nga Burkina Faso një person I errët I paidentifikuar, nga kina nonën e kishte dërguar shoku Sun Qi Mo, nga populli vëlla grek meqë Ci-Prasi kishte punë erdhi Tope Tope o Papagalos nga Vendi yne fqinj Guinea e Re kishte ardhur nje shoqe e ngushte e kryetares së Freshit Joleza Koka,
Nga Tuqia një arkadash, madje më shumë se arkadash, kardash I partisë simotër ndërsa nga Siria nuk erdhën delegatë por priten refugjatë.
Like dhe share pa fund kanë ardhur nga të gjithë anët e sistemit diellor që nga Marsi e deri në Jupiterin e largët. Me videomesazhe dhe selfie përshëndetën Shuli nga Gjermania që nuk erdhi dot se ja kishin mbyllur derën me lloz, Toni I Shitur, më falni I Blerë, Toni Bler nga inglizi, Luis Ajala, Atali, Richardo Hausman, nonen Rrencit, me falni Mateo Renzi etj etj.
Meqë shoku pensionist Piçuku Pi… tella që tashmë nuk ka asnjë funksion e nuk ja var askush nuk kishte përgatitur fjalim tha në italisht një pjesë nga fjalimet e Udhëheqësit tonë me lëhje.
Fjalimin e udhëheqësit tonë të lavdishëm do e ndiqni në një speciale pasi e ka shumë të gjatë.
Ndryshe nga ç’gënjente Top Channel se kongresin do e hapte Shoku Gramoz Ruçi atë e hapi me një fjalim të shkëlqyer I përzgjedhuri nga vetë udhëheqësi ynë I lavdishëm lartgjatësia e tij, si pasues në krye të partisë shoku Ramiz Alia, më falni… shoku Erjon Velia që ka filluar të vërë kollare ngjyra ngjyra siç vishej dikur para se të bëhej udhëheqës lartgjatësia e tij.
Brohoritje pa fund, duartrokitje frenetike, entuziazëm I paparë ndonjëherë shoqëroi fjalën e veteranit të partisë shokut Erion Braçe në sallën ku nuk kishe ku të hudhje kokrren e mollës.
Gjithashtu sukses dhe interes të madh e të jazhtëzakonshëm pati edhe fjala e zëvëndëskryeministrit Niko Pekorçe më falni Peleshi.
Po Ashtu gjithë sy e veshë u prit edhe fjala e shokut Xhafa dhe e shumë e shumë shokëve të tjerë.
Salla filloi të boshatisej kur Armiku I betuar I brëndshëm që kërkonte gjoja rregulla e respekt të statutit Armiku me inicialet B.B. – thuaje thuaje – Ben Blushi mori fjalën me moton S’është Opinioni I Blendi Fevziut por Fakt I Çim Pekës.
Në fund delegatët e kongresit votuan projektstatuin dhe referendumin dhe dënuan njëzëri cdo përpjekje të armikut të brëndshëm për të përbaltur arritjet tona historike që na bëjnë përsëri lider të rajonit.
Rroftë partia jonë heroike qe po na çon nga fitorja në fitorje
Rroftë udhëheqësi ynë I lavdishëm që po lë si trashëgimtar shokun Ramiz Alija më falni shokun Erjon Velia
Rroftë fshatarësia jonë kooperativiste,
Lavdi popullit tonë heroik me partinë deri në vdekje.

Shkruaje në Akull – 21/03/2016 – pjesa 1

 

Shkruaje në Akull – 21/03/2016 – pjesa 2

Shkruaje në Akull – 21/03/2016 – pjesa 3

Zjarr Tv Ad