NJE MESIM NGA “DITA E PERKUJTIMI” E ITALISE!

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Dritan Kaba

Sot italianet kane daten perkujtimit te masakrave te bera nga komunistet jugosllave mbi popullesine e pafajshme italiane ne Trieste, Istria dhe ne te gjithe ate zone, qe quhet breddeti dalmat. Mbi 43 mije italiane u masakruan nga trupat komuniste me justifikimin e spastrimit nga fashistet. U vrane burra, gra, te rinj dhe nuk shpetuan as femijet nga dhuna komuniste e partizaneve jugosllave.
Kjo date nuk ka shume qe ka hyre si dite perkujtimi. Ishte viti 2004 kur qeveria e Berlusconit e percaktoi si date per kujtimin e te vrareve nga dhuna komuniste.
Mbi 57 vite askush nuk fliste per kete masaker nga me te medhate pas luftes se dyte boterore.
Sot partite politike, Presidenti i Republikes Italiane Mattarella evokuan dhe denuan krimet komuniste. Lideret e partive Lega dhe FDI, perkatesisht Salvini dhe Meloni, moren pjese ne ceremonite e zhvilluara me kete rast. Lideret e ish partise komuniste italiane, sot PDI, as nuk u ndjene te denonin keto masakra qe moren mijera jete njerezish te pafajshem. Si te gjithe komunistet, i mbrojne krimet e te pareve te tyre dhe nuk ndjejne asnje dhimbje.
Eshte per te ardhur keq qe ne Shqiperi ne nuk kemi nje date kombetare per te denuar masakrat e komunizmit, sidomos krimet e bera pas luftes se dyte boterore. Eshte per te ardhur keq qe ne si shqiptare nuk perkuntojme masakrat mbi shqiptaret e Kosoves, qe u bene nga te dyja ushtrite komuniste ne bashkepunim te ngushte me njera tjetren. Me mijera burra dhe te rinj u masakruan ne Kosove gjate terrorit komunist. Ende nuk i kemi vene emrin krimineleve. Sot ende nuk kemi nje date qe t’i perkujtoje ata. Jane mbi 15 mije te vrare ne masakrat e komunisteve ne mars-prill 1945. Jane me mijera te tjere qe u pushkatuan pa gjyq. Jane me mijera te tjere qe vdiqen ne kampet e internimit dhe te burgimet dhe ne ende nuk kemi nje date, qe t’i perkujtojme.
Nese nuk i perkujton viktimat e komunizmin, nese nuk revokon historine per te mesuar nga ajo, nese rinise se sotme nuk i tregon se kush jane kriminelet e vertete, atehere eshte shume e thjeshte qe ata te rikthehen ne pushtet dhe te bejne te njejtin genocid mbi shqiptaret.
Sot bijte e eterve po bejne te njejten politike antikombtare me shpopullimin e vendit ne sherbim te pushtetit te tyre politik. Njesoj si eterit komuniste qe bashkepunuan ne vrasjen e mijerave shqiptareve, keshtu edhe sot pasardhesit e tyre po bashkepunojne me armiqte e shqiptareve ne shpopullimin e vendit.
Ndaj opozita duhet te kete ne venendje te saj revokimin e historise. Te mesojme nga plaget e se kaluares se afert apo te larget. Ne pushtet nuk vjen vetem me program ekonomik, por mbi te gjitha me krenari kombetare. Me angazhimin per te vendosur ne vendin e tyre perkujtimin e ngjarjeve te tilla, te cilat me kushtrimin e tyre, na sjellin ne vemendje kush jane shkaktaret e se keqes.
Nese nuk e kujton historine, ajo perseritet serish edhe me e dhimbshme, edhe me e demshme per qytetaret, per vendin.
Nuk mund te rrime me perkujtimet politke komuniste. Shqiperia evropiane dhe atlantike duhet te kete datat e saj te perkujtimit te se keqes. Shqiptaret duhet t’i perkujtojne dhe tua tregojne edhe me te rinjve historine ashtu siç ka ndodhur. Ne, shqiptaret duhet t’i perkujtojme me nderim te masakruarit nga dhuna komuniste.
Sot na duhet nje date per te perkujtuar keto masakra komunistesh ne te kaluaren, si e Tivarit, Tepelenes, Mirdites, Tiranes, Dibres apo te tjera, por edhe masakrat si ajo e Reçakut, apo masakrat e tjera qe e shoqeruan ate ne vitet 1998-99 nga komunistet serbe ne Kosove.
Na duhet nje date kombetare per te perkujtuar viktimat e luftes se klasave.
Na duhet nje date kombetare per te vene ne vend nderin e te reneve.
Na duhet nje date kombetare te perkujtojme historine, qe ajo te mos perseritet me!
Ne foton e pare: perkujtimi italian i Dites se Perkujtimit.
Foto 2 : Salvini dhe Meloni.
Foto 3 dhe 4 pamje nga masakra e Tivarit.

Image may contain: one or more people, people standing, outdoor and text
Zjarr Tv Ad