Kreu i grupit parlamentar të PD Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët në lidhje me deklaratën e kreut të PD Lulzim Basha, i cili u shpreh se se një tjetër ministër do të bëhet kurban nga kryeministri Edi Rama, për të shpëtuar “kokën” e vet në lidhje me skandalin e inceneratorëve.
Ai tha se prangat e Lulzim Bashës janë fabula ndërsa shtoi se ai nuk mund të flas në emër të drejtësisë.
Pyetje: Basha tha se një ministër po bëhet kurbani i radhës i Ramës. Ju keni dijeni se ministër është?
E para njëherë është jo etike ti pergjigjesh nje pyetje të tillë. Duhet të kuptojmë që askush s’mund të flas në emer të institucioneve të drejtësisë. Në këtë aspekt ajo që përfitoj të them se Prokuroria Speciale Antikorrupsion ka detyrime ti përgjigjet Kuvendit për disa kallëzime penale. Kuvendi kërkon një përgjigje për aferën e 418 mln euro të humbura nga buxheti shqiptar. Komisioni Hetimor ka një raport te detajuar te rryshfetit ku një person në një banke të nivelit të dytë ka tërhequr dhe sot nuk ka asnjë përgjigje.
Prangat e Lulzim Bashës janë një fabul për të cilat duhet të mbajë përgjegjësitw për pisllëqet që ka bërë me Sali Berishën. Komisoni Hetimor po bën punën e iu ftoj të prisni raportet përfundimtare. Nuk duhet të paragjykojmë punën e tyre”– u shpreh Balla