Një muaj pas shkarkimit të Gentian Osmanit, KLP shpall vakancën, kush janë dy prokurorët në garë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Esmeralda Keshi Cami dhe Vladimir Mara janë dy prokurorët që garojnë për vendin vacant në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Vakanca në qeverinë e prokurorëve u krijua pas shkarkimit të Gentian Osmanit nga Kolegji i Posacëm i Apelimit, në kuadër të procesit të vettingut.

Me gati një muaj vones, Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku shpalli thirrjen e interesit, duke u lënë 15 ditë kohë prokurorëve të paraqisnin kandidaturat. Afati ligjor përfundoi në orën 16:00 të së martës nga ku rezultoi se në garë janë ish drejtuesja e prokurorisë së Dibër, e cila u përplas me Arta Makun për dosjen 184 dhe prokurori i dosjes tjetër të shumëdiskutuar 339, Vladimir Mara.

Sipas ligjit, kryeprokurorja e përkohshme duhet të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Prokurorëve, për votimin e dy kandidatëve. Zgjedhja e anëtarit të 11 të Këshillit, vjen në kohën kur ky institicion pritet të thërrasë në interviste dhe të bëjë pikëzimin e kandidatëve për prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.

Zjarr Tv Ad