Teksa kanë kaluar më shumë se një muaj nga shperthimi tragjik i Bejrutit, në kryeqytetin libanez duket se ka ndodhur mrekullia…
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënojat e një ndërtese në Beirut, pasi aparaturat e tyre zbuluan një tingull që i ngjan rrahjeve të zemrës, duke shpresuar për të gjetur të mbijetuar.
Sikurse shkruajnë edhe mediat e huaja sinjali pulsues u zbulua të enjten poshtë rrënojave të një ndërtese që u shemb gjatë shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit.
Ndërkohë ekipi i shpëtimit nga Kili po punon në ndërtesën e shembur pasi raportet e pakonfirmuara lokale thonë se ata kanë zbuluar mundësinë që dikush të jetë gjallë. Një qen nga ekipi kilian i kërkim-shpëtimit zbuloi fillimisht diçka, ndërsa ekipi po kalonte nëpër një rrugë në një nga zonat më të shkatërruara.
Ata përdorën pajisjet e zbulimit të audios për sinjale ose rrahje zemre, dhe zbuloi se mund të ishte një impuls prej 18 deri në 19 rrahje në minutë. Origjina e sinjalit pulsues nuk dihej megjithatë kjo ka bërë që të nisnin kërkimet që ngjallën shpresë.
Sipas ekspertëve thuhet se është shumë e vështirë për të mbijetuar të gjenden një muaj pas shpërthimit, por një vullnetar kilian, tha se pajisjet e tyre zbuluan shenjë të një njeriu.
Francesco Lermonda, një punëtor që po ndihmon në kërkime tha se është e rrallë, por jo e padëgjuar, që dikush të jetë gjallë edhe pas një muaji nën rrënoj