Një natë ankthi, mjekja jep lajmin e bukur: Pritëm 15 bebusha të bukur

0
7

Jo pak frikë dhe panik tek qytetarët ka shkaktuar dje tërmeti që lëkundi vendin, duke bërë që një pjesë e qytetarëve ta kalojnë natën jashtë.

Por për të inkurajuar nënat e reja në një ditë si ajo e djeshmeja, mjekët dhe infermierët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’, u shfaqën duke kërcyer dhe argëtuar.

Ishte mjekja Anika Dokle e cila publikoi videon në rrjetet sociale, ndërkohë që sot ka dhënë lajmin e bukur dukë shkruar që 15 bebusha erdhën në jetë.

‘Punë dhe mision.

Pritëm 15 bebusha si drita e yllit gjatë një dite ku përmasa njerëzore u ngrit në një nivel tjetër.

I gjithë personeli mjekësor dhe infermieristik në këmbë në mbrojte të jetës, pa lëvizur asnjë minutë nga gratë, nënat dhe bebet.

Krenari dhe mirënjohje!’- shkruan ne Facebook doktoresha Anika Dokle.