Një pastruese rrugësh po mendon të ndryshojë profesion pasi ka një ‘ushtri’ fansash dhe ka pushtuar internetin. Rita Mattos ka marrë një sërë ofertash dhe deklaratash dashurie pasi foto të saj duke pastruar rrugët e Rio de Zhaneiro kanë qarkulluar në WhatsApp dhe rrjete sociale. Ndërsa fama e saj rritej, 23-vjeçarja e quajtur ‘Bukuroshja pastruese’, fillimisht ka reaguar negativisht ndaj vëmendjes që merrte, duke akuzuar ndjekësit e saj se po diskriminonin koleget e saj. Në një intervistë për gazetën Brazil’s Extra, Mattos u shpreh: “Njerëzit gjithnjë habiten kur shohin një vajzë të bukur të punojë si një pastruese rrugësh. Ata thonë se mund të gjej një punë më të mirë se kaq. Kush tha që pastrueset e rrugës duhet të jenë domosdoshmërisht të shëmtuara? Ky është një paragjykim. Unë jam shumë krenare për atë që bëj. Përveç faktit se punoj shumë, argëtohem gjithashtu”. Sidoqoftë Rita pasi kuptoi se vëmendja që po merrte nuk ishte aspak një shaka, shpreson të mund të sigurojë një punë më të mirë, që të fitojë më shumë nga ç’fiton tani, 400 paund. Ajo nuk do të krijojë shpresa të kota, por është e gatshme të pranojë çdo ofertë. Bukuroshja braziliane ka këmbëngulur se nuk do të heqë dorë nga pastrimi i rrugëve, pasi e ndihmon të qëndrojë në formë. Ajo zgjohet çdo ditë në orën 4.20 të mëngjesit dhe punon për 12 orë. “Eshtë punë fizike e vështirë, ndihmon për një trup të tonifikuar. Gjithashtu shkoj çdo ditë në palestër pasi mbaroj punën. Nuk mbaj dieta dhe ha çfarë dua”. Vajza që ka filluar të punojë që 16 vjeç është mësuar të tërheqë vëmendjen e meshkujve, madje edhe kur mbante veshur uniformën portokalli. Por tani që numëron me dhjeëtra mijë ndjekës në rrjete sociale, dëshiron të përfitojë nga fama dhe të arrijë diçka më të madhe në jetë.
Një nga braziljanet më seksi punon si pastruese rrugësh
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...