Një nga themeluesit e trupës së baletit shqiptar, Presidenti Meta dekoron Agron Aliaj me titullin “Nderi i Kombit”

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti ilir Meta ka njoftuar nëpërmjet Facebook se ka akorduar titullin e lartë “Nderi i Kombit”, për një nga pionerët e Teatrit të Operas dhe Baletit, artistin Agron Aliaj.

+“Pjesë e një plejade të artë artistësh, që themeluan me pasion dhe sakrifica trupën e baletit shqiptar, mjeshtri i skenës Agron Aliaj hyri në historinë e Teatrit të Operas dhe Baletit, jo vetëm si pioner i parë i baletit kombëtar, por edhe për figurën e rrallë artistike që krijoi dhe që do të mbetej model për koreografët e mëvonshëm. Për dekada me radhë, mjeshtëria e tij do të dallohej në çdo pjesë të veprave kombëtare dhe të huaja që u vunë në skenë dhe u duartrokitën nga artdashësit shqiptarë.

Me mirënjohje për talentin e rrallë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në formimin dhe edukimin e brezave të rinj të artistëve, që sot interpretojnë krijimet e tij dhe krenohen për veprat e mrekullueshme që ka lënë trashëgim për artin dhe kulturën shqiptare, i akordova të paharruarit Agron Aliaj, Titullin e lartë “Nderi i Kombit””, shkruan Meta në Facebook.

Zjarr Tv Ad