Një nga tre njerëzit më të pasur të botës synon të blejë Milanin

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lajm “bombë” po qarkullon në mediat italiane, teksa njeriu i 3-të më i pasur në botë, synon të blejë klubin e Milanit.

Ai ka ofruar 890 milionë paund për blerjen e skuadrës 7 herë kampione të Champions League.

Ndonëse thuhet se “Elliot Management”, që aktualisht menaxhon klubin që prej vitit 2017, nuk dëshiron ta shesë Milanin, nisur nga fakti që edhe më parë janë refuzuar oferta që kapnin shifrën 500-700 milionë paund, biznesmeni francez është i vendosur që ta çojë deri në fund objektivin.

Bernard Arnauld gëzon një pasuri prej 101.6 bilion dollarë dhe renditet pas Jeff Bezos dhe Bill Gates në listën e personave më të pasur në planet.

Ai është CEO i markës së njohur të luksit, Louis Vuitton. Gjithashtu ai zotëron kapitale të shumta edhe falë rrjetit të dyqaneve Sephora dhe kompanisë së njohur të shampanjës, Dom Perignon.

Përveç të tjerash, miliarderi 70-vjeçar është gjithashtu një koleksionist i shkëlqyer i artit dhe një fans i muzikës klasike.

Zjarr Tv Ad