Gjykata e Posaçme ka vendosur mesditën e sotme (30 dhjetor) pranimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga “detyrim paraqitjeje” në “arrest në shtëpi”.
Sipas vendimi të zbardhur nga GJKKO, Berisha duhet të kryejë masën e sigurisë në banesë e tij, nga e cila nuk mund të largohet si dhe nuk mund të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të.
Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
MBIKQYERJA
Masa e sigurimit “Arrest shtëpie” do të mbikëqyret nga SPAK dhe shërbimet e policisë gjyqësore nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
SPAK për mbikëqyrjen e zbatimit të masës u lë detyrë policisë, e cila cakton një polic apo dy, të cilët do të shkojnë çdo ditë dhe do të trokasin derën e banesës së Berishës në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti“, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë dhe do të verifikojnë nëse Berisha është në banesë. Pasi bën verifikimin punonjësi i policisë shënon që Berisha është në banesë ose jo dhe më pas largohet pasi bën kontrollin.
Vendoset një orar i caktuar të cilin e vendosin vetë ata për të bërë kontrollin e zbatimit të masës çdo ditë. Nuk do të qëndrojë polici te dera 24 orë.