Një pjesë e studentëve në Elbasan vijojnë grevën, kërkojnë mbështetjen e kolegëve

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët e Unversitetit “Aleksandër Xhuvani” vijojnë me protestën e tyre, ata gjithashtu kanë kërkuar solidaritetin e kolegëve për të vijuar protestën.

Ata u kanë kërkuar të gjithë studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të grumbullohet te godina qendrore por këtë të martë në auditore ka pasur më shumë studentë që ndjekin leksionet dhe seminaret krahasuar me javët e shkuara dhe gjithçka i ngjan një dite normale mësimi, pavarësisht se grupi i vogël i protestuesve këmbëngul për vijimin e protestës deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashtruara prej tyre.

Ndërkohë protestuesit kanë shpërndarë një tjetër video këngë kushtuar kryeministrit Edi Rama.

E ndërsa në ambientet e konvikteve do të jete kryeministri Edi Rama

Nisur nga ky inspektim mund të zhvillohet edhe një takim me studentët e këtij Universiteti, por ende nuk është konfirmuar një aktivitet i tillë në axhendën e tij gjatë të cilës kryeministri do jetë i shoqëruar nga disa ministra si dhe grupi i deputetëve të PS të Qarkut të Elbasanit.

 

Zjarr Tv Ad