Një qytetar në Vlorë është konfliktuar gjatë ditës së sotme me tre punonjës të kompanisë “TIS Park shpk” që menaxhon parkingjet me pagesë në qytet.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25, në rrugën kryesore të bulevardit Vlorë-Skelë përprara Teatrit ” Petro Marko”.Mësohet se shkak është bërë bllokimi i automjetit tip ML me targa AA 777 KP në pronësi të shtetasit Edi Alikaj 44 vjeç, duke i vendosur bllokues gome.Kjo pasi Alikaj kishte refuzuar të bënte pagesën e parkimit 50 lekë për orë.Fillimisht Alikaj ka debatuar me punonjësit e parkingjeve H.D 34 vjeç, F.V, 50 vjeç, Ç.V 45 vjeç ( vëllezër ), por më sherri ka agravuar në përplasje fizike dhe perdorim të mjeteve prerëse.Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre punonjësit e “Tis Park” dhe drejtuesi i mjetit të bllokuar, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës.Mësohet se në gjendje më të rëndë është një nga punonjësit e kompanisë, i cili ka marrë dëmtime në mushkëri.Policia ka shoqëruar 15 persona, punonjës të kompanisë dhe qytetarë që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes per marrjen ne pyetje, ndersa eshte sekuestruar mjeti preres biçak qe u gjet poshte makines.Sakaq Alikaj u trasferua në dhomën e paraburgimit në spital .Ndërsa tre vëllezerit Fitim , Celo dhe Edison Veizaj pas trajtimit me ndihmë mjekësore do të trasportohen drejt dhomave të paraburgimit në spital ku aktualisht po trajtohen.Nga burimet e deri tanishme mësohet se Alikaj është konflikuar fillimisht me njërin nga vëllezërit , debat i cili ka përfunduar me konfrontim fizik , më pas të thirrur nga i vëllai jane afruar edhe dy vëllezërit e tjerë të cilët kanë qënë duke konsumuar kafe në një bar aty pranë duke agravuar situatën deri në përdorimin e mjeteve prerëse . ///
Te fundit
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori: Nuk u trembemi betejave
Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në "MCN TV", ka zbuluar nëse do të garojë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Ai u...
Organizoi vrasjen e gruas/ Naim Murseli shtrohet në psikiatri
Naim Murseli, i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj është shtruar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Qendrën Klinike Universitare të...
Erion Veliaj, ‘Tik-tokeri’ i paraburgimit të Durrësit!
Nga Bledian Koka
Prej disa javësh një adresë e “check-uar” me emrin Erion Veliaj poston çdo ditë video të shkurtra të “kryebashkikaut” të Tiranës, jo në...
Pas denoncimeve për manipulim të zgjedhjeve, Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e fundit në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për...
Çollaku: E ndihmuan në zgjedhje, grupet kriminale po i kërkojnë ministri Ramës
Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar lëvizjet e fundit të SPAK dhe BKH-së, ku janë zhvilluar kontrolle të banesës biznemenit Ergys Agasi.
Çollaku tha se Ramës...