Një skandal diplomatik përfshin SHBA-në dhe Britaninë e Madhe

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Britania dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një skandal diplomatik pas rrjedhjes në media të disa kabllogrameve që e përshkruajnë administratën Trump si të “ngathët” dhe të “paaftë”. Ministria e Jashtme britanike ka nisur një hetim formal për ngjarjen, ndërsa presidenti Trump tha se ambasadori britanik “nuk i ka shërbyer mirë vendit të tij”.

Qeveria britanike njoftoi se po heton rrjedhjen e dokumenteve të fshehta, në të cilat, ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara kritikon administratën e presidentit Donald Trump, duke e quajtur atë të “ngathët” dhe të “paaftë”.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme britanike, i konfirmoi agjencisë gjermane të lajmeve DPA, nisjen e një hetimi formal në lidhje me nxjerrjen e informacioneve të fshehta.

Në kabllogramet që datojnë që nga viti 2007 deri në ditët e sotme, ambasadori Kim Darroch, thotë se administrata Trump është “e ngathët dhe e paaftë në diplomaci”.

Pavarësisht se hetimet e prokurorit të posaçëm Robert Mueller nuk gjetë prova bashkëpunimi midis ekipit zgjedhor të zotit Trump dhe Rusisë, ambasadori Kim shkroi në kabllograme se “më e keqja nuk mund të përjashtohet”.

 

Ministria e Jashtme britanike nuk e kundërshtoi saktësinë e dokumenteve. Ministri i Jashtëm Jeremy Hunt tha se kabllogramet paraqesin vetëm opinione personale të ambasadorit dhe jo qëndrimin e qeverisë britanike.

Zoti Hunt, i cili po garon për postin e kryeministrit, shtoi se është detyrë e ambasadorit për të përcjellë opinione të drejtpërdrejta.

Për rrjedhjen e kabllogrameve reagoi edhe vetëm presidenti amerikan Donald Trump. Duke folur për gazetarët, presidenti, tha se ambasadori Darroch “nuk i ka shërbyer mirë vendit të tij”.

“Ne nuk jemi admirues të atij njeriu”, shtoi Trump.

 

Zjarr Tv Ad