“Një tërmet i fuqishëm pritet shumë pranë Shqipërisë”, paralajmërimi shqetësues i sizmologut

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas disa hulumtimeve të kryera nga ekspertët, ekziston shansi me 59.8% për një tërmet me magnitudë 6 deri në vitin 2030.

Mediat greke referuar një studimi bëjnë me dije se probabiliteti që zona e Follorinës të përjetojë një tërmet me magnitudë 6.0, 6.5 ose 6.6 R është përkatësisht 69%, 30% dhe 25%”.

Përfundimet vijnë nga programi kërkimor “analiza dhe evidentimi i rrezikut lokal sizmik në zonën e Bashkisë Follorinë”, që është afër edhe me Shqipërinë.

Profesori i sizmologjisë në AUTH Theodoros Tsapanos tha se ka një shans 59.58% për një tërmet me magnitudë 6.0 deri në vitin 2030 , dhe se probabiliteti që rajoni të prodhojë një tërmet me magnitudë 6.0, 6.5 ose 6.6 R në 100 vitet e ardhshme është 69%, 30% dhe 25%.

Menjëherë pas tërmetit të 9 janarit 2022 me magnitudë 5.4, zona e Follorinës u studiua nga sizmiologët me Departamentin e Gjeofizikës dhe Gjeologjisë të Universitetit Aristoteli të Selanikut nën drejtimin e Theodore Tsapanos, për të monitoruara fenomenin për llogari të Bashkisë Follorinë.

Tërmeti dhe qindra mikrotërmetet që u regjistruan kishin një thellësi të vogël, nga 6 km deri në maksimum 20 km, ndërsa thellësia nga e ka origjinën tërmeti kryesor ka qenë 8 km.

Zjarr Tv Ad