Një tjetër deputet del kundër platformës së Alibeaj: Krijon ngërçe që përkeqësojnë situatën e demokratëve! Çdo kërkesë përjashtuese thellon krizën

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër deputet demokrat ka dalë kundër platformës së propozuar nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve.

Deputeti i Vaut të Dejës, Zef Hila, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se platforma e propozuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve.

Ai bën me dije edhe qëndrimin e tij për këtë situatë, ku thotë se çdo kërkesë përjashtuese ndaj çdo demokrati thellon krizën.

Postimi i plotë:

Të nderuar demokratë të Bashkisë Vau Dejës dhe Qarkut të Shkodrës,

Si përfaqësues i juaji në Parlamentin Shqiptar, pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin tim personal për të sqaruar të gjithë demokratët e Qarkut Shkodër, për qëndrimin tim lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Situata e vështirë, në të cilën po kalon forca e vetme me frymë demokratike, e lindur në vitet 90 për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, sot ka nevojë për Bashkim, dhe asnjë “përçarje”.

Të gjithë jemi njohur me platformën e propozuar, e cila lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”,  të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve.

Si zëri juaj dhe përfaqësues i demokratëve ndjej detyrimin t´ju bëj me dije qëndrimin tim përballë kësaj situate:

  1. Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar.
  2. Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike.
  3. Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike.

Ky është qëndrimi im përballë demokratëve, çdo kërkesë përjashtuese ndaj çdo demokrati thellon krizën ndërkohë që sot është koha vetëm për bashkim rreth vlerave të demokratëve.

Zjarr Tv Ad