Një tjetër deputet i grupit Alibeaj i bashkohet Sali Berishës

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër deputet i grupit Alibeaj i është bashkuar Sali Berishës në mbledhjen e grupit parlamentar pak ditë pasi bëri publik kalimin e tij krah kryedemokratit. Bëhet fjalë për deputetin e Kurbinit Kastriot Piroli, i cili ishte një nga mbështetësit e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Piroli i është bashkuar ditën e sotme mbledhjes që kreu i selisë blu po mban në selinë e Partisë Demokratike. Ai ishte ulur krah Belind Këlliçit dhe Xhelal Mziut. Ai pak ditë më parë bëri publik qëndrimin e tij për të kaluar në krah të Sali Berishës. Një ‘shkëputje’ nga grupi Alibeaj bëri dhe kreu i PD Kurbin Behar Haxhia, i cili u pa në krah të Pirolit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka gjatë një takimi me strukturat në Kurbin.

Zjarr Tv Ad