Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Zhgënjimi i eliminimit në gjysmëfinalen e Championsit nga Liverpooli nuk mund të kalojë pa pasoja te Barcelona.
Trajneri Valverde dështon për të dytin sezon radhazi ta kualifikojë skuadrën, duke qenë në avantazhin e tre golave në takimin e parë (vjet ndaj Romës 4-1 dhe këtë sezon ndaj Liverpoolit 3-0), ndaj me shumë gjasa nuk do të jetë më në krye të katalanasve.
Erik Ten Hag është emri i parë që u përfol për të zëvendësuar Valverden, por së fundi del një tjetër kandidat.
Ish-lojtari i Barcelonës, Ronald Koeman, cilësohet si favorit për stolin. Kujtojmë që holandezi i ka dhënë Kupën e Kampioneve Barcelonës në sezonin 1991-1992, duke shënuar golin deçiziv në finalen me Sampdorian.