Një tjetër emër futet në “Primaret” e PD: Gjendja e qytetit kërkon veprim të shpejtë e të guximshëm

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Partisë Demokratike të Fierit, Artur Mahmutaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në “Primaret” që do të zhvillohen në PD për kantidaturat për kryebashkiak.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mahmutaj, përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shprehet se gjendja në qytetin e Fierit kërkon veprime të shpejta e të guximshme.

Ai shprehet se është gati të kandidojë në “Primaret” për kryebashkiak të Fierit, pasi sipas tij Partia Demokratike është shpresa më e mirë për të drejtuar qytetin.

Të nderuar anëtar dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Fier. Gjendja në qytetin e Fierit kërkon veprim, të guximshëm dhe të shpejtë – dhe ne duhet të veprojmë!

Për këtë arsye, si anëtar i PD-së prej 30 vitesh, marr përgjegjësinë të kandidojë për zgjedhjet primare për Kryetar të Bashkisë Fier. Partia Demokratike është shpresa më e mirë për të ridrejtuar qytetin tonë me një vizion më njerëzor, të drejtë dhe paqësor. Qëndroj i përulur për detyrën që kemi përpara, mirënjohës për besimin e dhuruar, i ndërgjegjshëm për sakrificat që na presin. Kemi zgjedhur shpresën mbi frikën, unitetin e qëllimin mbi konfliktin dhe mosmarrëveshjen.

Së bashku do ia dalim!”, shkruan Mahmutaj.

Kujtojmë se rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00.

Zjarr Tv Ad