Një tjetër prokuror pritet të kalojë me sukses vettingun

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kalaja pritet të kalojë me sukses vettingun.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja , bënë me dije se  ILDKPKI  ka konstatuar se  Arben Kalaja ka bërë deklarim të saktë, ka burime financiare për të justifikuar pasurinë.

Sipas sqarimeve të ILDKPKI-së, Arben Kalaja nuk është i përfshirë në situatën e konfliktit të interesit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u shpreh gjithashtu se, DSIK ka konstatuar përtatshmëri për vazhdimin e detyrës, pasi Kalaja nuk rezulton të jetë në kontakte me persona të papërshtatshëm.

 

Zjarr Tv Ad