Një tjetër pushues 77-vjeç nga Kosova, mbytet në plazhin e Kunes në Lezhë…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër pushues ka humbur jetën sot në Shëngjin. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:05. Bëhet fjalë për 77-vjeçarin nga Kosova, i identifikuar si Zeqir Zeqo, i cili është mbytur ne plazhin e Kunes në Shëngjin. Pavarësisht ndihmës së pare, i moshuari ka ndërruar jetë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Njoftimi i plotë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:05 , në plazhin e Kunes në Lezhë është mbytur në det shtetasi Zeqir Zeqo, rreth 77-vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor në vendngjarje, punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad