“Një tmerr”, Ngjela për zgjedhjen e presidentit të ri: Ndryshimet kushtetuese të 2008-tës tradhtuan interesin e Shqipërisë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për Fax News ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit, proces për të cilin tha se është shkatërruar nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Ngjela tha se ndryshimet që u miratuan në sajë të një marrëveshje Rama-Berisha kanë tradhëtuar interesat e Shqipërisë, duke e trajtuar postin e presidentit si një person të thjeshtë.

Referuar deklaratave të socialistëve se presidenti i ardhshëm do të jetë mbi palët, Ngjela tha se kjo për momentin mbetet në fazën e retorikës.

“Duhet të jemi të qartë se lufta antikorrupsion në Shqipëri nuk do të ndalojë, këtë duhet ta dinë të korruptuarit, në funksion të kësaj kemi dhe rastin e zgjedhjes së presidentit, ku palët duhet të kuptojnë se zgjedhja duhet të mendohet për Shqipërinë dhe jo për veten.

Votat i ka sepse kanë tradhëtuar interesin e Shqipërisë, të dy palët në 2008,duke e lënë presidentin të zgjidhet sikur është një njeri i zakonshëm. Ka 4 kriza në shoqerinë shqiptare, kriza në treg, kriza në institucione, që janë të paformuara në kuptimin juridik, imagjino ende nuk kemi një ligj për presidentin, kjo është një tmerr.

Prandaj u ka dalë një president si ky që flet si e ëma e Zeqos në majë të Thanës. Pra kemi dhe një krizë morale dhe në drejtësi, por kemi edhe një krizë tjetër që është kriza sociale.

Kur të dalin kandidatët do të kuptojmë, të na thonë emrat, çfarë kërkohet? Kërkohet të vijë Haxhi Lleshi prapë? Palët këtë kanë thënë gjithmonë, mbi palët thanë edhe kur vendosën Metën. Unë kam qenë i pari që kam kërkuar që presidenti të zgjidhet me 2/3″, u shpreh Ngjela.

Zjarr Tv Ad