“Një tropojan duhet të jetë i kujdesshëm me fjalën!”/ Majko “i tërheq veshin” Berishës për akuzat ndaj kandidatit të PS-së në Has

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës në drejtim të kandidatit socialist për Bashkinë e Hasit.

Berisha, gjatë ditës së djeshme në Has tha se kandidati socialist Halit Mulaj është i dënuar si dhe ka dy emra.

Por Majko, në një reagim në rrjetet sociale, i bën thirrje Berishës të tregohet i kujdesshëm me fjalët, pasi siç thotë “gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”.

Reagimi i Majkos

Një tropojan, që shkon mik në Has, si rregull, duhet të jetë i kujdesshëm me fjalën! Edhe kur favorizon dikë kundër një tjetri! Sali Berisha ka deklaruar se kandidati socialistit paska 2 emra!

Një histori të njohur familjare të para viteve 90-t ai e lidhi me “dënime dhe arrestime” të kandidatit socialist në vende të ndryshme…

Në se ka prova të tilla, atëherë KQZ është e detyruar ta “djegë” kandidatin socialist dhe kaq!

Këto gënjeshtra kanë kuptim në Parlament, por jo në Has!

Dje, në vend të fushatës pati fyerje në mes të Hasit, për një hasjan!

Në Has i njohin mirë të dy kandidatët për kryetarë bashkie! Nga vinë ata dhe kush janë, këta dy hasjanë!

Gjuha kocka ska, por kocka thyen! Me lekë mund të blesh vota, por jo të kaluarën tënde! Salla, dje, duartrokiti fyerjet, por aty nuk ishte i gjithë Hasi!

Në Has, heshtja dhe fjala kanë burrninë në mes!/Tpz.al

Zjarr Tv Ad