“Një udhëtim i kushton 120 mijë euro”, Edi Rama i përgjigjet me ironi Orjola Pampurit: Pasi ulët 5004 delegatë në 1958 karrige …

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ditën e sotme me ironi akuzave të Partisë Demokratike se ai ka shpenzuar 120 mijë euro për një udhëtim për qejf. Kjo akuzë u bë nga deputetja demokrate Orjola Pampuri, por Kryeministri Edi Rama e ka përgënjeshtruar duke thënë se në të vërtetë udhëtimi për të cilin flet Pampuri ka kushtuar vetëm 345 euro.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, deputetja demokrate, Orjola Pampuri e akuzoi Ramën për shpenzimet ‘marramendase’ për udhetimet e tij private, akuzë e cila u përsërit dhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit. “Vetëm disa ditë më parë, Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonje hall të shqiptarëve por për qejfet e veta. Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve për të pastruar imazhin e tij të zi si njeriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, si njeriu që veshi me pushtet kriminelët dhe që ka shndërruar në sistem shitblerjen e votës. Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve”, tha Pampuri në konferencën për shtyp pak ditë më parë.

Postimi i Ramës

Ndiqeni një minutë ju lutem, se si pasi 5004 delegatë u ulën në 1958 karrige, 345 Euro prodhuan 120 mijë Euro karburant… Deputetja Orjola Pampuri: Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve por për qejfet e veta.  Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve.

Kryeministri Edi Rama: nNë fakt jo, unë jam i pari kryeministër në këtë vend qëudhëtimet e mia shumë të rralla private me familjen, nuk i bëj kurrë me shpenzimet e shtetit. Deputetja Orjola nPampuri: A përdore charterin privat  për të dhënë intervistë për ”Manager Magazine”? Kryeministri Edi Rama: Jo, kam përdorur me biletë vajtje-ardhje, ulëset ekonomike tëLufthanses, së bashku me gruan dhe djalin e vogël. Deputetja OrjolaPampuri: Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi? Kryeministri Edi Rama: Bileta ekonomike e Lufthanses ka kushtuar 345 Euro. Deputetja OrjolaPampuri:Kush ka firmosur për udhëtimet e tij?  Kush i ka paguar ato?

Kryeministri Edi Rama: Mesatarja vjetore e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare, të cilat paguhen nga fondi i kryeministrisë, është më e ulët se sa mesatarja vjetore e shpenzimeve tëparaardhësve të mi, për arsyen e thjeshtë se ata udhëtonin nëbusinessclass ndërsa unë kam udhëtuar thuajse tërësisht në ekonomik, me përjashtim te ndonjë rasti tëveçantë – e njëjta gjë edhe për ministrat. Ndërkohë qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencën e OSBE, u bë një marrëveshje me kompaninëAir Albania dhe shpenzimi për vitin 2021 ishte nën mesataren e viteve të mëparshme.

Kryeministri Edi Rama: Sasia më e lartë vjetore e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare ka qenë 4.623.089 lek në vitin 2014. Ndërsa shifra 120 mijë euro karburant për fluturim privat, është produkt i të njëjtës aritmetikëfantastiko-shkencore, që nga 1958 ulëset e Pallatit të Kongreseve nxori 5004 delegatë. Po t’i shumëzosh këta delegatë me 30 dhe pastaj të zbresësh 30, dalin fiks 120 mijë euro karburant për 7×7 brava, baraz 42 fluturime.

Zjarr Tv Ad