Një urë në UNESCO e gjitha prej bari

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çdo vit ura e fundit e mbetur prej litarësh në Inca është ende në përdorim dhe një urë e re është ngritur nëpër lumin Apurimak në rajonin Cusko të Perusë.

Ura Q’eswachaka është e endur me dorë dhe ndodhet në këtë vend prej të paktën 600 vite. Pasi lidhi qytetet më të rëndësishme të perandorisë Inca, u deklarua si një Trashëgimi Botërore nga Unesco në vitin 2013.

Tradita është kaluar nga brezi në brez dhe të gjithë të rriturit vendas impenjohen maksimalisht për mirëmbajtjen e saj duke rigjeneruar herë pas here kur është e domosdoshme pjesët e dëmtuara të saj.

 

Tradita dikton se vetëm burrave u lejohet të punojnë në krijimin e vetë urës. Gratë mbeten në pjesën e sipërme të grykës, duke endur litarë më të vegjël.

Gjatë ditës së parë të rindërtimit, burrat grumbullohen rreth urës së vjetër dhe endin litarë nga ata më të vegjëlit në ato më të mëdhatë.

Mbështetja kryesore e urës vjen nga gjashtë litarë të mëdhenj me tre fije rreth një këmbe të trashë, ku secila prej të tyre përmban rreth 120 litarë të bërë 100% nga bari.

Secila familje kontribuon në pjesët e litarit me dy fije, të endura me dorë duke përdorur një lloj bari të fortë, të njohur në nivel lokal si qoya ichu.

Në mënyrë që të jetë më i përshtatshëm, bari duhet të rrahet së pari me një gur të rrumbullakët dhe pastaj të zhytet në ujë.

Ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve janë duke punuar për këtë urë të mrekullueshme një pjesë tjetër e tyre janë aty së bashku me soba tek të cilat pjekin mish gici, perime dhe madje edhe peshq të kapur në lumin Apurimak i cili është pikërisht lumi poshtë urës prej bari.

 

Zjarr Tv Ad