Një vit nga ngjarja e 26 nëntorit/ Presidenti Meta: Drejtësia të hetojë përgjegjësit

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarja e 26 nëntorit, është kujtuar sot edhe nga Presidenti Meta, ku humbën jetën 51 persona.

Kreu i Shtetit Në një deklaratë për mediat, Presidenti Meta, tha se; edhe pse ka kaluar një vit, ende nuk u është garantuar një strehim familjeve që u dëmtuan nga tërmeti.

Sipas Metës, drejtësisë i duhet të hetojë, përgjegjësit për cilësinë e pallateve dhe shtëpitë e qytetarëve.

“Sot është përvjetori i tërmetit të fortë dhe të rëndë që mori 51 jetë të qytetarëve tanë dhe që shkatërroi banesat e shumë qytetarëve. Dua të shpreh solidaritetin më të thellë. Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë. Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush do të mbajë përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve. Falenderim për të gjitha vendeve mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar”, u shpreh Meta.

Zjarr Tv Ad