Një vit pasi Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, Berisha: Jemi në këmbë! Ai që ishte në krye të PD-së kishte shumë defekte! Gjëja më e rëndë…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike më 9 shtator të vitit të kaluar nga kryetari i atëhershëm i partisë, Lulzim Basha. Berisha, nga Erseka, kujtoi momentin duke thënë se “pas 1 viti jemi në këmbë, opozita është në këmbë dhe kjo është arritje”.

Ish-kryeministri u shpreh se Basha kishte shumë defekte dhe sipas tij, “gjëja më e rëndë që bëri është se me datë 27 prill nuk nxori demokratë në rrugë dhe nuk duhet të lëshonin sheshin gjersa të përmbysej hajduti i votës, armikun e lirisë së tyre”.

Sali Berisha: “Edi Rama e ka shndërruar administratën në serë të ngrohtë hajdutësh, juve ju kanë përzënë nga administrate u zëvendësuar me patronazhistë. Duke qenë se ai vjedh, edhe të tjerët vjedhin. 420 milionë me firmën e tij për aferën e djegësve. Enti i tha s’mund të firmoset, ai thotë unë firmos paf-paf-paf e fap-fap-fap, vjedh e vjedh, atë e bën për të pasuruar vetën. S’mund ta bësh kurrë një gjë të tillë.

Rrogat e qytetarëve janë rritur shumë më pak se inflacioni, çmimi i ushqimeve bazë është dyfishuar. Borxhi ka marrë 500 miliardë, mund të rriste 3 herë çdo rrogë, pension dhe ndihmë ekonomike. Jo se do ndërtojë rrugë për të vjedhur 19 milion dhe për të future në rrugë 2-3 milion. Shqipëria po bëhet një vend ku nuk jetohet. Probleme me bujqësinë, është potencial i madh i Shqipërisë.

Ne investuam në infrastrukturës në zonën e rurale 3.2 miliardë euro, s’kemi investuar shumë në rrugë kombëtare. Nuk u përfundua projekti për kanalizime e rrugë rurale, sepse ishte Shqipëri mesjetare. Vendosem sistemin e subvencioneve, ishin jetike. Krahas infrastrukturës do subvencionojmë çdo produkt bujqësor. Hapëm shkolla që fermerët të bënin shkollat e mesme, sot është inekziste. Fermerët duan orientim shkencor, do angazhohemi me seriozitet të madh.

Besojmë të krijohen të mira aty ku është e mundur që të begatohen shqiptarët, do fillojë të funksionojë. Situata është emergjente. njerëzve u dridhet dora kur shkojnë në dyqane. nafta është në çmimin më të lartë në Evropë, kosto e punimeve është rritur në mënyrë të tmerrshme. Ka rënie dramatike të prodhimit të qumështit, mishit. Do i rikthehemi subvencionit për çdo prodhim në bujqësi.

Do shqyrtohet paketa fiskale me biznesin e vogël. Bizneset janë pakësuar. Arsimi përbën problem themelor për çdo komb, e kemi pasur në qendër të vëmendjes. Ka bërë hapa mbrapa, është pushtuar nga patronazhistët. Ka rënë cilësia e arsimit. Do ketë rritje të madhe rrogash dhe sistemi patronazhistëve do marrë fund.

Koha është veprim, veprim dhe vetëm veprim. Axhenda jonë është shkurtimi i ditëve të kësaj qeverie dhe rrëzimi i saj. Ai që ishte në krye të PD kishte shumë defekte, gjëja më e rëndë që bëri është se me datë 27 prill nuk nxori demokratë në rrugë dhe nuk duhet të lëshonin sheshin gjersa të përmbysej hajduti i votës, armikun e lirisë së tyre.

 Do vendosim vetëm me vonë të lirë në pushtet, të vjedhësh votat me banda e vrasës, këtë s’ta falim. Krahas vendimit për kryengritje paqësore sa më parë dhe të qëndrueshme dhe për të larguar këtë qeveri, garantojmë shqiptarët se mbetemi të zotuar për të garantuar votë të lirë.

Pas një viti jemi në këmbë, opozita është në këmbë është arritje. Opozita ka shtrirë bashkëpunim e saj me grupe të shumta që mbrojnë kauza të drejta, ky është parim i drejtë. Duhet të bëhemi shumicë masive, nuk jemi. Për tu bërë secili prej jush duhet ta ndjejë veten misionar, të ulet të dialogojë me çdo njeri që s’beson tek ne, është i zemëruar, mendon ndryshe nga ne.

Në 7 korrik ka pasur qindra mijëra qytetarë që nuk ishin mbështetës të PD apo të Berishës. Thoshim jemi këtu sepse kauza është e drejtë. Ne duhet të bëjmë gjithçka me çdo qytetar, t’i shtrijmë dorën.

Zjarr Tv Ad