Një zjarr gjigant përfshin Evian, në portat e Atikës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një manastir u evakuua sot në mëngjes dhe tre fshatra ishin gati për evakuim për shkak të një zjarri të madh pyjor, i provokuar edhe nga erërat e forta, që shpërtheu në agim në ishullin Evia, në periferi të Atikës.

”Zjarri shpërtheu menjëherë pas orës lokale 03:00 (00:00 GMT) dhe shumë shpejt u përhap drejt qendrës së ishullit Evia, rreth 100 kilometra në verilindje të Athinës”, thanë shërbimet e zjarrfikësve.

Manastiri i Panajia Makrimalis u evakuua si një masë paraprake, ndërkohë që edhe fshatrat Agrilica, Kontodhespoti dhe Makrimali janë në gatishmëri në pritje të një evakuimi të mundshëm.

Si rezultat i erërave të forta, tymi, karakteristikë e pyjeve të pishave, po u afrohet rajoneve fqinje, Magnesia, Atikë dhe Athinë.

Zjarr Tv Ad