‘Një zonjë që vjen derdh helm që në 10 të mëngjesit’, Balla i reagon keq Dumës: Basha ta qaj hallin, vetëm statutin e PD-së mund ta lexosh si të duash

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka replikuar nga foltorja e Kuvendit me deputeten Grida Duma, e cila sipas tij përdori një gjuhë fyese në Kuvend në drejtim të kolegëve të saj në PS.

Balla pyeti Dumën se ku e gjen helmin që nxjerr nga goja që në orën 10:00 të mëngjesit , ndërkohë që nuk i kurseu thumbat as në drejtim të Lulzim Bashës.

Balla tha se vetëm statuti i PD mund të lexohet sipas oreksit të Bashës apo Berishës, por rregullorja e Kuvendit është kusht për t’u zbatuar nga të gjithë.

Debatet e sotme ishin në vijim të përplasjeve në seancën e djeshme, ky kryeministri Edi Rama përdori një gjuhë fyese në drejtim të deputetes së PD-së Jorida Tabaku, të cilën e quajti edhe ‘balonë tabake’.

Gjuha e Ramës u vu dje në dukje si e papërshtatshme dhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Balla: Kjo është Kushtetuta, kjo është rregullorja, ky është kodi i sjelljes, secila në hirearkinë që unë rendita. Ju mund të keni përçmimet tuaja për secilën prej tyre, por në këtë sallë kushdo që do ti shkelë do marrë ndëshkimin e duhur.

Unë ju garantoj që, zonja ka një problem shumë të madh me veten që sa herë që flet fyen, është një keqardhje shumë e madhe, një zonjë vjen këtu dhe derdh helm që në orën 10 të mëngjesit, unë ua qaj shumë hallin, por asnjë nga këto nuk është statuti i PD, me atë nuk merremi ne, me këto tre libra harrojeni se ndonjë nga ju do ta shkelë.

Zjarr Tv Ad