Njëherë klient , përgjithmonë Klient! Njëherë bashkëpunëtor , përgjithmonë bashkëpunëtor!

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“MSSC” shpk me administrator Z.Emiljano Dusha  është e njohur në fushën e tregtimit të veshjeve dhe aksesorëve të ushtrisë dhe policisë dhe tashmë me një investim bashkohorë dhe me standartet  më të larta është bërë pjesë e fushës së Veprimtarisë së Lejuar me Armë. Prej 5 vitesh  ka sjell në tregun shqiptar  ,dyqanin e armëve, të veshjeve dhe aksesoreve,  poligonin civil të qitjes të cilat nga investigimet tona rezultojnë më të frekuentuarat. Shërbimi, cilësia , korrektesia , profesionalizmi i stafit  dhe menaxhimi e ka sjell kompaninë në atraksionin më të kërkuar në Tiranë.

Puna e Administratorit, Z.Emiljano Dusha e ka kthyer “MSSC” në kompaninë më serioze për bashkëpunime private dhe publike. “MSSC” gjithmonë ka pasur qëllim ofrimin e shërbimeve dhe produkteve më cilësore dhe me standartet maksimale në fushën e sigurisë, e sigurisht që me durimin e treguar dhe me punën e vazhdueshme , sot pas 13 vitesh në treg krenohet me arritjet e saj.

Bashkëpunimi me kompanitë më të medha europiane dhe jo vetem, të cilat i përfaqeson me krenari vit pas viti në tregun shqiptar e bëjnë MSSC një aleat të sigurt dhe të besueshëm për cdo bashkëpunim të ri në të ardhmen.

Tregu shqiptar, sektori privat dhe ai publik gjithmonë ka kërkuar dhe merituar ti ofrohet produkti më cilësor dhe i sigurt dhe për këtë ka menduar MSSC.

Dyqani i armëve është i ndarë në sektorin e veshjeve dhe aksesorëve të ushtrisë dhe policisë dhe në  sektorin e armëve dhe aksesorëve të tyre. Emrat e kompanive më të kërkuara, me produktet e tyre i gjeni në Dyqanin e MSSC, aty ku shërbimi dhe garancia që të ofrohet të bëjnë klient përgjithmonë.

Poligoni civil i qitjes , është sektori tjetë i rëndësishëm që e ka kthyer sportin e qitjes në më të pëlqyerin në Tiranë e kjo falë profesionalizmit të MSSC.

Politikat e MSSC dhe menaxhimi nga administratori i saj  premtojnë ta mbajnë këtë kompani në këto standarte që ka krijuar dhe madje ta përmirësojnë atë vit pas viti. Njëhere bashkëpunëtor me MSSC, gjithmonë bashkëpunëtor.

Zjarr Tv Ad