“Njëri i preferuari i SHBA, tjetri punoi me pengesa”, deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Cili është dallimi mes Krajës dhe Dumanit?

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka folur lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

I pyetur se cili është ndryshimi ndërmjet ish-kreut të SPAK Arben Kraja, që u zëvendësua nga kreu i ri Altin Dumani, Hoxha u shpreh se të 17 prokurorët e SPAK që kanë kaluar vetingun i plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e stukturës.

Më tej gazetari shprehet se Arben Kraja gjatë detyrës së tij kishte disa vështirësi gjatë detyrës, duke veçuar mungesën e prokurorëve si dhe mungesën e Byrosë Kombëtare të Hetimit (strukturën hetuese të SPAK).

Më tej Hoxha thekson se një tjeter  vështirësi e Arben Krajës, ishte se punoi me nje kastë poltike si Rama, Berisha, Meta, gjë që ia ka vështirësuar punën, duke qenë se edhe presioni politik në vendin tonë është i madh.

Ndërsa nga ana tjetër, për Dumanin, Hoxha shprehet se ai ka një mbështetje shumë të madhe, por edhe presioni dhe pritshmëritë ndaj tij janë të mëdha.

Për Hoxhën Dumani duhet të çojë para dosjet e nivelit të lartë.

“Ta thashë edhe një herë të 17 prokurorët e SPAK-ut, i njoh mirë, fakti që ata e kanë kaluar vetingun, i plotësojnë kriteret për të qenë aty. Pastaj karizma e tyre, karatkeri i tyre, të qënit protagonist apo jo, guximi për tu përballur me rrezikun apo jo. Kraja kishte punuar me një klasë të vjetër poltike, më Ramën me berishën me Metën.

Ata janë në vështirësi, pasi janë në presionin e qytetarëve që presin drejtësi, edhe në presionin e politikës. Ata janë në nën presionin e opinionit public, pasi ata janë aty për të prekur të paprekshmit, jo vetë për të vënë drejtësi.

Por në anën tjetër , Kraja kishte disa pengesa, pasi nuk kishte trupën e duhur, nuk kishte BKH-në (strukturën hetuese e SPAK), tjetër ishte mungesa e eksperiencës.

Dumani është një njeri që e pëlqenin aleatët tanë kryesor, ka një mbështetje shumë të madhe nga mbrapa. Ka treguar që ka kurajo në hetimet e mëparshme. Gjithashtu fakti që u ushtrua presion meqë ai përflitej që do të zgjidhej, kjo tregon se ai nuk i detyrohet asgjë askujt. Pritshmëria ndaj zotit Dumani është shumë  e madhe. Pritet që të shohim çdo të bëjë, por duhet të ketë bashkëpunimin e të gjithave. Sidomos dosjet e nivelit të lartë duhet të ecin përpara”, tha Artan Hoxha.

Zjarr Tv Ad