Njëri në Linzë e tjetri në pyll, momenti i arrestimit të organizatorëve të sulmit në Tushemisht

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia publikon momentet e arrestimit të dy organizatorëve të sulmit me kallashnikov në Tushemisht të Pogradecit më 8 tetor 2020.

Të arrestuar si organizatorë të këtij sulmi janë Maerdi Berberi dhe Ilir Berberi ndërsa në rolin e ekzekutorit ishte Anterio Kaloshi.

E ndërsa Ilir Berberi ishte fshehur në një pyll gështenjash afër Tushemishtit,  Maerdi Berberi I dyshuar si bashkëpunëtori I tij  kishte udhëtuar drejt Tiranës. Forcat Speciale ndërmorën një operacion për arrestimin e tij në flagrance në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja.Në momentin kur kanë ndërhyrë forcat operacionale  34 vjeçari ka tentuar të largohet nga garazhi. Policia i ka bërë thirrje për dron për të ndaluar dhe ulur armën pasi ishte i rrethuar nga policia

 

Zjarr Tv Ad