Njësoj si me Teatrin”, Bozdo publikon dokumentet:”Porti i Durrësit po i falet kompanisë arabe”

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një statusi në facebook, anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo akuzon qeverinë se njësoj si me Teatrin tashmë është radha e Portit të Durrësit që t`i falet një kompanie arabe.

Postimi i plotë:

Pas dy vitesh, e njëjta qeveri përsërit vetveten. Pas projektligjit për Teatrin Kombëtar, ku pasuria publike i falej kompanisë Fusha shpk, tashmë është radha e Portit të Durrësit që t`i falet një kompanie arabe.

Kaq identike është skema e vjedhjes, sa edhe projektligjet ngjajnë si dy pika uji. Qartazi janë hartuar nga e njëjta dorë!

Kështu, një projektligj i ri, i gatshëm për tu miratuar, do t`i japë Portin e Durrësit një kompanie arabe. Do t`ia japë pa garë, pas një procesi negociimi për të cilin askush nuk di asgjë.

Njësoj si me Teatrin, prona publike negociohet pa garë, për një projekt që e di vetëm Edi Rama dhe pjesëmarrësit e darkës së Nusretit.

Njësoj si me Teatrin Kombëtar, megavjedhja do të realizohet brenda ditës, do të ligjërohet me votat e maxhorancës, dhe fitimet do të shkojnë në të njëjtat xhepa.

Njësoj si me Teatrin Kombëtar, ndërtesat e Portit do të shëmben për t`i hapur rrugë ndërtimeve të kompanisë.Por megahajdutëria nuk ndalet këtu. “Në shitje” ka dalë dje edhe Porti i Vlorës. Edhe ky do të bëhet port jahtesh, ndërsa porti ekzistues nuk dihet se ku dhe me cfarë kostosh do të zhvendoset. Por kësaj radhe skema është më profesioniste: një koncesion 35 vjecar do të vulosë këtë aferë!

Pas kësaj, sipas planeve te Edi Ramës, Shqipëria do të kthehet në republikë jahtesh, sepse portet e mallrave nuk dihet se ku do të jenë!

 

Zjarr Tv Ad