“Njësoj sikur të hyjnë në shtëpi dhe të vjedhin”- Sulmi kibernetik nga Irani, Rama: Agresioni nuk ka ia ka arritur qëllimit! Shqipëria ka rezistuar më së miri

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS ditën e djeshme nga Irani. Rama shprehet se përtej ndjesisë sikur të hyjnë në shtëpi dhe të vjedhin, agresioni nuk ia ka arritur qëllimit pasi sipas tij nuk ka asnjë zhdukje apo rrjedhje serioze të dhënash.

Ai shton se Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri ndërsa politikisht ka bërë një investim shumë të dobishëm duke iu përgjigjur pretendimeve pas sulmit.

Postimi i plotë:

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!

Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!’, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad