“Njihni Kosovën”/BE ultimatum Serbisë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Europian pritet t’i dorëzojë një ultimatum Serbisë ditën e enjte.

Kështu raportojnë mediat serbe. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga Novosti dhe u përhap në të gjitha portalet e rëndësishme.

Mësohet se përfaqësuesve të Serbisë do u dorëzohet një draft nga Brukseli në formën e ultimatumit për njohjen e Kosovës.

Sipas Novosti, delegacioni serb do të udhëtojë për bisedime me Miroslav Lajçak dhe përfaqësues të institucioneve kosovare.

Në draftin që do u dorëzohet si kërkesë për t’ia dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërkohet që Serbia të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Sipas një burimi, në tekst do të kërkohet njohja e shtetit kosovar.

Mediat serbe shkruajnë se drafti është bërë pa negociata mes palëve.

Zjarr Tv Ad