Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letrën e urimit për Ditën e shtetësisë së Serbisë, ka komentuar edhe kërkesën e presidentit amerikan për njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq, siç transmetojnë mediat serbe, ka deklaruar se tashmë e ka thënë një herë në Uashington se çfarë mendon për njohjen e Kosovës dhe se përgjigjja e tij nuk do të jetë ndryshe.
“Kam marrë një mesazh urimi nga Presidenti Biden. Faleminderit për urimet. Ndërsa sa i përket njohjes reciproke, kjo nuk figuron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore. Ne e kuptojmë se kjo është një politikë e re amerikane. Ka pasur përpjekje për të imponuar atë term si diçka që duhet ta pranojmë si zgjidhje përfundimtare në Uashington. Unë tashmë ua kam thënë një herë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen dhe përgjigja ime nuk do të jetë ndryshe”, ka thënë Vuçiç.
Ai tha se detyra e tij është të mbrojë dhe mbrojë interesat e Republikës së Serbisë.