Tërmeti i 26 nëntorit u tregua i pamëshirshëm dhe u mori jetën 51 personave. Mes tyre u shuan persona në lule të rinisë, të moshuar dhe tërmeti nuk kurseu as foshnjat.
Lista e 51 viktimave
DURRËS
1. SHEMSEDIN SHUKRI ABAZI 08.07.1987, DURRES
2. DIENA AJET KARANXHAJ 07.10.1989, DURRES
3. ERIVOLA BAJRAM BROSHKA 20.05.1991, DURRES
4. BAJRAM ZEQIR HAJDARAMATAJ 30.07.1963, DURRES
5. AMELIA ALBERT LALA 21.05.2009, DURRES
6. KRISTI EDUART RECI 17.08.1994, DURRES
7. ESIELA DORJAN KARANXHA 10.01.2011, DURRES
8. EDUARD NDUE RECI 09.09.1965, DURRES
9. SADIK HAMIT QATO 14.09.1934, DURRES
10. KLAUS EDUART RECI 06.05.1988, DURRES
11. DOLORA PERILI RECI 06.01.1970, DURRES
12. SABAHETE HALIL LALA 04.02.1940, DURRES
13. GRISILDA SHKELQIM LALA 15.06.2000, DURRES
14. DIONISA ALBERT LALA 30.01.2018, DURRES
15. ENIS ALBERT LALA 30.01.2018, DURRES
16. EMILJO ALBERT LALA 28.06.2013, DURRES
17. MARJETA ISUF LALA 08.10.1988, DURRES
18. ILIR RAM LALA 20.11.1966, DURRES
19. ISAH SHUKRI ABAZI 30.11.1990, DURRES
20. ROZETA THANAS MECJA 31.08.1960, DURRES
21. SOTIRAQ VANGJEL MISHA 30.07.1964, DURRES
22. NAFIJE HAZIZ REXHEPI 30.09.1945, DURRES
23. FLATAR ZENELAJ 1955, DURRËS
24. XHULJETA SKENDER GJANA 20.05.1959, DURRES
THUMANË
1.BUKURIE ISLAM LEKA, 03.03.1939, THUMANE
2. FATMIRA QAZIM CARA, 07.07.1966, THUMANE
3. ERISA CARA, 28 VJEC, THUMANE
4. HASAN ALBERT CARA, 15.12.2001, THUMANE
5. FATMIRA CUKA, 44 VJEC, THUMANE
6. SARDI CUKA, 19 VJEC, THUMANE
7. SELVI DYLE LALA, 27.07.1945, THUMANE
8. ARJELA ROLAND LALA, 15.10.2014, THUMANE
9. HAJRIE MUSTAFA VATA, 64 VJEC, THUMANE
10. KRISTIAN MARJAN PRECI, 02.08.1994, THUMANE
11. SAIMIR PELLUMB GREGU, 31.09.1988, THUMANE
12. LUTFIE XHAFER CUPI, 20.10.1961, THUMANE
13. KLEMENT HAJREDIN CUPI, 28.04.1985, THUMANE
14. DRITA KASTRIOT CAKONI, 10.10.2004, THUMANE
15. SADAJANA BASHKIM HYSA, 08.06.1998, THUMANE
16. ALMIR ALBERT CARA, 22.02.1990, THUMANE
17. ROLEJDI SERVET VATA, 18.10.2012, THUMANE
18. PELLUMB SAMI GREKU, 09.12.1962, THUMANE
19. CELIKE NEVRUZ GREKU, 31.08.1962, THUMANE
20. HAJREDIN AHMET CUPI, 21.02.1953, THUMANE
21. ELIOS GEGA, THUMANE
22. ADERINA HASAN KADILI, 08.06.1998, THUMANE
23. ANTHI ILIA CARA, 02.02.1947, THUMANE
24. KASTRIOT QAZIM CAKONI, 31.08.1973, THUMANE
25. DIASTELA ISMAIL STENECI, 14.05.1994, THUMANE
MAMURRAS
1.ERSID AFRIM HOXHOLLI, 22.06.1987
TIRANË
1. XHESIKA BIQIKU
Më poshtë mund të njiheni edhe historitë përlotëse dhe të mësoni ëndrrat që u prenë në mes.
Almir Cara dhe Stela Steneci
Këta që shihni në foto janë dy prej viktimave të tërmetit katastrofik, që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.
Çifti i të rinjve, Almir Cara dhe Stela Steneci, kanë humbur jetën në Thumanë, teksa banesa e tyre është shkatërruar.
Vajza ishte nga Korça, por e fejuar me Almir Carën. Ata kishin planifikuar që në verën e vitit 2020 të martoheshin.
Rolejt Vata
Rolejt Vata vogëlushi 7-vjeçar, u nxorr i pa jetë pak pas mesnatës së 28 nëntorit.
Pas tërmetit të së martës nëna e tij e nxorri të gjallë poshtë pallatit, por teksa u ngjit të shpëtonte djalin tjetër, vjehërrën dhe vjehërrin, vogëlushi u shkëput prej saj.
Atë e zunë rrënojat e pallatit që u dërrmua dhe i pajetë është gjetur në krahët e një gruaje të paidentifikuar ende.
Eviola Broshka
Në mesin e viktimave të tërmetit 6.4 ballë është edhe Eviola Broshka, 28-vjeçarja që punonte si balerinë dhe njihej me emrin e artit si “Evi Kardashian”.
E reja punonte në një lokal nate ku kërcente tallava dhe paragjykohej për punën e saj. Por sipas informacioneve ajo e bënte këtë pubë pasi dëshironte të shpëtonte të ëmën nga një sëmundje e rëndë. Për fat të keq nuk ia doli!
Cane Cara
Djaloshi 18-vjeçar nuk mundi të dilte i gjallë dhe të festonte ditëlindjen e tij.
Ditën e mërkurrë ai do të mbushte 18 vjeç dhe me rastin e ditëlindjes kishte ftuar shokët e tij për të festuar.
Ai i kishte thirrur ata që një muaj më parë, por për fat të keq shokët e tij u mbledhën për ta dërguar në banesën e fundit.
Historia e familjes Çupi
Historia e familjes Çupi është një nga më të rëndat.
Nëna, babai, dhe dy djemtë, që këtë javë do të mblidheshin në shtëpi, pikërisht në Thumanë, në njërin nga pallatet e shembura sepse do të festonin.
Do të fejohej Nikolin Çupi, që nga kjo tragjedi është një nga të shpëtuarit. Nikolini ishte kthyer nga Greqia veç një javë më parë, për të vënë unazën në gisht.
Keli, djali që humbi jetën me hemoragji celebrale, kishte ardhur para 1 jave nga Anglia për të qenë i pranishëm në gëzimin e të vëllait.
Nëna e tij Lute Çupi dhe babai Hajredin Çupi kanë humbur po ashtu jetën. Ndërsa trupi i pajetë i Lutes është nxjerrë nga rrënojat.
Por Keli, e ka historinë edhe më tragjike. Ai ka qëndruar nën rrënoja për 17 orë me radhë, jepte shenja jete. Ai u raportua see ka kërkuar edhe ujë, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me forcat operacionale. Madje ka pirë ujë. Ai ka humbur jetën pasi doli për shkak të hemoragjisë cerebrale.
Kristi Reçi
Do të ishte dermatologe e ardhshme. Por ëndrrat e Kristi Reçit, studente e Mjekësisë në Tiranë, u prenë në mes. Ajo humbi jetën nën rrënoja në lagjen numër 18 në Durrës në një pallat 6 katësh i cili u shemb.
Fati për familjen e saj ishte tragjik. Kristi Reçi humbi edhe babain, Eduardin, nënën Dolora dhe vëllain 22-vjeçar.
Kristi Reçi kishte një ëndërr: të bëhej doktoreshë dermatologe dhe të vazhdonte jetën në shërbim të komunitetit si mjeke.
Diena Meçaj, Eisela, Roza Meçaj
Diena Meçaj Karanxha 30-vjeçare doli e gjallë nga rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës në lagjen numër 18, teksa vajza e saj 8-vjeçare Eisela kishte ndërruar jetë nën rrënojat e godinës. Por nuk mundi të mbijetojë gjatë. Diena Meçaj ndërroi jetë në spital. Nën rrënoja mbeti dhe nëna e saj, Roza Meçaj, duke shuar kështu një familje. 5 vite më parë, Diena kishte humbur edhe bashkëshortin e saj.
Kriatian Preçi
25-vjeçari Kristian Preçi nuk mundi të shijojë lirinë. Ai kishte vetëm dy ditë që kishte dalë nga burgu, por ndërroi jetë nga tërmeti i së martës. I riu mori lëndime nga tërmeti teksa ishte në banesën e tij në Kurbin. Hipi në makinën dhe në tentativë për të shkuar me shpejtësi në spitalin e Laçit ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Avokati i tij tha se Preçi kishte vuajtur dënim duke qenë i pafajshëm.
Isa dhe Shemsedin Abazi
Isa dhe Shemsedin Abazi janë dy vëllezër nga Kosova të cilët u shuan nën rrënojat e hotel “Tropikal” në Durrës, të shembur nga tërmeti. Të rinjtë kishin arritur të kërkonin ndihmë me anë të celularit, por pas mbi 10 orë nën rrënoja, ata nuk mundën të mbijetonin. Kanë lënë pas fëmijët e tyre, njëri 4 të vegjël dhe tjetri dy fëmijë. Ata shkonin në Durrës për të punuar, por atë ditë intensiteti i punës kishte rënë dhe vendosën të qëndronin në këtë hotel.
Gjyshja heroinë
Një grua e moshuar humbi jetën në Thumanë pasi u zu nën rrënoja.
Ajo u përpoq me shpirt që të shpëtojë nipin e saj, i cili u nxorr i gjallë teksa qëndronte në prehrin e saj. Gjyshja ishte pjesë e familjes Vata, ku humbi jetë edhe Rolejti i vogël.