Njoftim/ Votat që janë tepër nëpër kuti, janë për rezervat e shtetit në kohë lufte.

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Urën Vajgurore kanë votuar 5900 qytetarë, kandidatja e PS-së ka fituar me 7666 vota.

Në bashkinë e Malësisë së Madhe kanë marrë pjesë 7600, ka fituar kandidati i Ramës Tonin Marinaj me 7772 vota ose thënë ndryshe 122 vota më shumë se votues

Në bashkinë Divjakë kanë votuar 13000,kandidati i Edi Ramës Fredi Kokoneshi ka fituar me 13513 vota.

Në bashkinë Memaliajt kanë marrë pjesë 4150 votues, Gjolekë Guci ka fituar me 4206 vota, që i bie 56 vota më shumë se qytetarë që kanë marrë pjesë në votimet monopartiake.

Në bashkinë Himarë kanë marrë pjesë 4165 votues, kanë dalë 4,209 vota të hedhura në kutitë e numërimit. Jorgo Goro ka marrë 44 vota më shumë se votues.

Në bashkinë e Vaut të Dejës kanë votuar 5166 qytetarë, ndërkohë që fituesi i kësaj bashkie është shpallur me 6223.

Në bashkinë e Lushnjes kanë marrë pjesë 27243 votues, Fatos Tushe ka marrë 28,086.

Në bashkinë  e Vorës kanë marrë pjesë 6120 votues,  Agim Kajmaku biznesmeni i luleve ka marrë 6208 vota.

Në bashkinë e Gramshit kanë marrë pjesë 8947, 8,471 vota ka marrë kandidati i Edi Ramës, dhe 605 vota ka marrë kandidati i Bindjes. Në total në këtë bashki kanë votuar 8947 qytetarë, por janë gjetur në kuti 9076 vota të vlefshme.

Në bashkinë e Selenicës kanë marrë pjesë 6200, në kuti janë gjetur 6293 vota.

Në bashkinë e Bulqizës kanë marrë pjesë 7500, Lefter Alla i PS-së ka marrë 7529 vota, ndërsa kandidati i Bindjes 543 vota. Të dy bashkë kanë marrë 8072 vota

Në bashkinë Berat kanë marrë pjesë 14000, Kandidati i PS Ervin Demo sipas KQZ, aktualisht ka 14,451 vota, Pavlo Shkarpa 844 vota dhe Plarent Aleksi 871 vota.

Foto nga Rudi Erebara.

Zjarr Tv Ad