Njoftoi se u tërhoq përfundimisht nga Partia Demokratike, Evi Kokalari del me reagimin e revoltuar dhe zbardh gjithçka: Realiteti nuk ndryshon kaq kollaj!

0
1151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari bëri me dije ditën e djeshme se do të shkëputet nga jeta politike në Shqipëri duke vijuar me jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi ky lajm qarkulloi me shpejtësi, Kokalari ka reaguar sërish sot përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kokalari shkruan se nuk është larguar aspak pasi mori postin në Kryesi, por se ajo nuk është njeri i karrigeve, është elektron i lirë.

“Një përgjigje për mediat e majta që dje kanë deformuar thelbin e asaj që thashë.

Nuk jam larguar aspak sepse nuk morra post në Kryesi.

Video më poshtë është pjesë e fjalimit tim në Kuvend e 30 Prillit, ku qartasi them se s’jam njëri i karrikeve, por elektron i lirë, si e tillë kam shprehur publikisht se nuk do jem pjesë as e Këshillit Kombëtar dhe as Kryesisë.

Puna e shumë nga ne në emigracion që kanë ndihmuar në ringritjen e opozitës, mbaron këtu. Është kaq e thjeshtë.

Uncle Fester dhe Zio Bollino bëjnë mirë ta përmbajnë veten me analizat e tyre të bazuara mbi aludime dhe jo fakte, sepse realiteti nuk ndryshon kaq kollaj.”, shkruan Kokalari.

Zjarr Tv Ad