Njohja e pavarësisë së Donbasit, Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon vendimin e Rusisë: Shkelje e marrëveshjes së Minskut dhe cënim i integritetit territorial të Ukrainës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar vendimin e marrë nga Rusia për njohjen e pavarësisë së rajonit të Donbasit në Ukrainë, ku bëjnë pjesë qytetet e Donetskut dhe Luhanskut.

Ministrja Olta Xhaçka shprehet se ky vendim është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

Ajo thotë se Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme:

Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës!

Zjarr Tv Ad