Nobeli i Handke habit serbët: Autor i dështuar, përkrahës i politikës së ‘kasapit të Ballkanit’

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çmimi Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke, ithtar i Sllobodan Millosheviç është pritur me habi edhe nga serbët.

Disa shkrimtarë serbë, e cilësojnë atë një autor të dështuar, disa në aspektin letrar e të tjerë në atë politik, nisur nga simpatia e shprehur prej tij për epokën e “kasapit të Ballkanit”.

Në varimin e Sllobodan Milloshevic, ftohet me respekt shkrimtari austriak Peter Handke, që të mbaj fjalimin.

Fjalimi i shkrimtarit austriak Peter Handke,: Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka mbi Jugosllavinë dhe Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviçin. E ashtuquajtura botë di gjithçka mbi të vërtetën. Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh, dëgjoj, ndjej. Më kujtohet. Ndaj jam sot këtu, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit.

Ai besonte se bota ishte e padrejtë ndaj serbëve, e sidomos shtypi Perëndimor.

Ndarja e Nobelit shkaktoj reagime pasi u konsiderua e padrejtë dhënia e çmimit më të lartë për një autor që mbështeste kreun e Serbisë, nga veprat e të cilëve plagët ende nuk janë shëruar.

Filip David, një prej shkrimtarëve më të famshëm të Beogradit, e ka të vështirë të thotë gjë për kolegun austriak. Si stil shkrimtari nuk i pëlqen, por i kupton ata që e duan. Thellësisht i zhgënjyer shfaqet David kur përmendet emri i austriakut.

Shkrimtari Filip David: Kundër nesh që kemi qenë kundër politikës së Millosheviçit, ai këtë politikë e ka përkrahur. Kjo ka qenë një politikë e kobshme dhe e dëmshme për Serbinë, një politikë nacionaliste. Ai ka qenë në varrimin e Millosheviçit dhe dikur ka shkruar një pamflet ku sqaronte se si ishin të lumtur pensionistët që kishin nga një markë pensionet dhe se si krijohej empati nga shitësit dhe blerësit e karburantit me bidona. Lavdëronte diçka që për ne nënkuptonte varfëri totale.

Ky lajm ka ndarë edhe miqtë. Linja e hollë është në mes të veprës dhe karakterit jashtë kopertinave. Gjykimi duket më i vështirë nëse tentohet të ndahet vepra nga autori.

Ndarjen e çmimit disa e kanë pritur me gëzim e disa trisht në rajon, pasi i urryer pas dashurisë ndaj Millosheviçit, nuk dukej i pranueshëm.

Për një pjesë të serbëve kjo ka qenë lumturi. Autori austriak padyshim që kishte zgjedhur anë dhe vuajtja e tij për Jugosllavinë duket edhe në autorësinë e tij që quhet; “ndarja e ëndërrimtarit nga toka e humbur”

Zjarr Tv Ad