Noka: Banditët do vishen si policë, provokojnë përplasje civile

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD Flamur Noka në një deklarate për mediat tha se regjimi i Edi Ramës ka një skenar për të provokuar dhunë në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë.

Noka u shpreh se banditë e persona të paidentifikuar do të vishën të dielën si policë. Ai shtoi se ata janë persona të urdhëruar nga Rama dhe Lleshaj për të provokuar trazira, ndërsa shtoi se qytetarët nuk do lejojnë një skenar të tillë kriminal.

“Policia dhe shteti skenar diktatorial për trazime, për t’ia hedhur PD-së. Dietën e diel do të veshin uniformën policore. Ushtria po transportohet drejt Dibrës për të veshur policinë. Kriminelë dhe ushtarë të veshur si policë, militantët e Rilindjes të provokojnë dhunë dhe përplasje me qytetarët që protestojnë kundër Ramës në mbarë vendin.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj po kryejnë veprat penale nenin 246 dhe nenin 247 me këtë lojë që po bëjnë. Me gjithë angazhimin e gjithë veglave të Rilindjes, ky skenar do të dështojë. Dhuna shtetërore e Edi Ramës nuk do të tolerohet. Shqiptarët do të reagojnë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri. PD fton çdo qytetar që të mos bjerë pre e provokimeve të Ramës. Sfidoni Edi Ramën dhe mos dilni në votimet farsë. Fotografoni dhe denonconi cdo dhunë e presion që regjimi bën”, tha Noka.

 

Zjarr Tv Ad