Noka: Basha iku bashkë me vendimet që mori, kryetarin e ri e vendos vota

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së është shoqëruar me debate dhe diskutime. Deputeti Flamur Noka ka deklaruar se ish kryetari Lulzim Basha u largua bashkë me vendimet e tij.

Ai theksoi se bashkimi i demokratëve, do të thoshte tërheqje nga ankimimet në gjykata pasi drejtimin e vendos vota. Mes të tjerash ai akuzoi Alibeajn se po bën agjendë përçarëse.

“Bashkimi i demokratëve domethënë rikthim në nomralitetin para 9 shtatorit. Ish kryetari që mori vendimin individual pa pyetur institucionet mori edhe faturen individuale me ikjen. Bashke me të ikën ccdo vendim që ai ka marrë. Bashkim do të thotë tërheqje nga ankimimet në gjykata, pasi drejtimin e vendos vota. Pas datës 6 mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar axhendë tjetër përçarëse”, ka thënë Noka.

Zjarr Tv Ad